Nju-Jork, 18 janar – Dy pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara u vranë sot në një sulm në Republikën e Afrikës Qendrore, kumtoi KB-ja.
Zëdhënësi i KB-së, Stefan Dizharik deklaroi se paqeruajtësit ishin goditur nga zjarri në aksin Bangaso-Gambo.
Sipas tij, nëntë paqeruajtës të KB-së janë vrarë në “incidente armiqësore” në shtatë ditët e fundit në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali.
Dhuna në (RAQ) është intensifikuar pas zgjedhjeve të fundit presidenciale.