Shkup, 17 prill – Pajisje mjekësore për Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup do të dhurojnë sot Asociacioni Alzas – Maqedoni dhe Organizata Humanitare “Shpresoj në Orientin” nga Alzasi, Republika e Francës.
Bëhet fjalë për dhurimin e karrocave për persona me mobilitet të përkufizuar, mjetet për lëvizje dhe pajisje spitalore.
Pranim-dorëzimi i donacionit është në suaza të aksionit, që e zbatojnë këto dy organizata të cilat dje dhuruan pajisje mjekësore dhe pajisje në Shtëpinë e Shëndetit në Veles dhe në Spitalin për Sëmundje të Mushkërive në Jasenovë.
Aksioni për dhurimin e pajisjeve po zhvillohet në partneritet me Fondacionin “Fokus” – Veles, Komuna e Velesit dhe Organizatën Humanitare „House of hope – Lençe Zdravkin”.