Edhe sot po vazhdojnë pritjet e gjata në kufirin në Merdare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare janë deri në 2 orë e 30 minuta, transmeton Koha Ditore.
Pritje ka edhe te Dheu i Bardhë, ku sipas njoftimit qytetarëve iu duhen 40 minuta për të dalë nga Kosova.