Ishte diçka që pritej por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Leonardo Bonucci është skualifikuar me dy ndeshje nga gjykatësi sportiv në Itali për goditjen me brryll që i dha kundërshtarit të tij Rosi në sfidën ndaj e të dielës ndaj Genoas në të cilën u desh ndërhyrja e VAR, që mbrojtësi të përjashtohej nga fusha me karton të kuq nga gjyqtari Giacomelli.
Për atë ndërhyrje të rëndë Bonucci është dënuar me 2 ndeshje dhe do të humbasë kështu jo vetëm sfidën e kësaj mesjave ndaj Chievos, por kapiteni i Milanit do të mungojë edhe në duelin e madh të fundjavës mes kuqezinjëve dhe Juventusit. 30-vjeçari humbet kështu shansin për t’u përballur si kundërshtar me ish skuadrën e tij.