Dy muaj pas tërmetit, asgjë për revitalizimin e shkollave (FOTO)

10

Shkup, 17 nëntor – Dëmtimet e shumta që u shkaktuan në rrjetin e institucioneve arsimore në Shkup si pasojë e tërmetit të 11 shtatorit, nuk janë riparuar ende. Të paktën në shkollat dhe çerdhet që gravitojnë në pjesën shqiptare tani e dy muaj nuk është bërë asgjë për të revitalizuar ato pjesë të shkollave në të cilat është ndaluar të zhvillohet mësimi për shkak të rrezikut që është evidentuar nga Inspektorati Sizmologjik.

Thuajse të gjitha shkollat fillore të Komunës së Çairit, një pjesë e mirë e çerdheve, si dhe shkolla e mesme “Cvetan Dimov” punojnë me kapacitete jo të plota hapësinore. Problemi në shkollat e Çairit është më i theksuar se në institucionet arsimore të komunave tjera të Qytetit të Shkupit, për shkak të problemit edhe ashtu të pranishëm të mungesës së hapësirave.

Në kushte kur shumë shkollave nuk u mjaftojnë edhe ashtu hapësirat e rregullta që posedojnë, mbyllja e kabineteve për shkak të dëmtimeve nga tërmeti e ka përshkallëzuar edhe më shumë problemin e tyre. Për pasojë, janë detyruar të gjithë këtë kohë të zhvillojnë mësimin ose në kabinetet e improvizuara sikurse është rasti me shkollat fillore “Liria”, “Imri Elezi” apo “Vasil Gllavinov”, ose të punojnë përmes organizimit të mësimit të dy klasave në një kabinet, siç është rasti me shkollën e mesme “Cvetan Dimov”. Nuk është aspak më e lehtë situata me çerdhet, të cilat kanë gjithashtu shumë pjesë të ndaluara për përdorim nga Inspektorati Sizmologjik. Por, me gjithë gjenden e rëndë, deri tani… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Comments are closed.