Dy muaj më parë pësoi sulm në zemër që rrezikoi t’ia përfundonte karrierën.
Tani, nga kjo e hënë, Iker Casillas është paraqitur në stërvitje me ekipin e Portos që ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, 2019/2020, përcjell lajmi.net.
“Kthehemi në punë. Dita e parë”, ka shkruar ish kapiteni i Real Madridit në fotografinë e publikuar në Twitter.
Së fundmi ishte raportuar për pensionimin e tij. Mirëpo, Casillas është paraqitur sot në grumbullimin e Portos.