Indira dhe Edita Aradinovic, janë dy yje të muzikës turbo folk dhe super të famshme jo vetëm në Serbi por në vendet e ish Jugosllavisë. Me prejardhje janë shqiptare edhe pse nuk e kanë pranuar një kohë të gjatë megjithatë Edita në një postim të fundit thekson se e vërtetë që kanë prejardhje shqiptare. Babai i tyre është nga Medvegja kurse nëna nga Theranda (Suhareka) por që kanë lindur dhe jetojnë në Beograd.
Këngëtarja Edita Aradinovic që këndon në gjuhën serbe ka befasuar fansat e saj në Serbi. Edita, e cila është e njohur për këngët e saj të zhanrit pop në Serbi ka pasur një bashkëbisedim sot me fansat e saj në InstaStory. E në njërën prej pyetjeve që fansat e saj ja kanë bërë në InstaStory ishte edhe ajo për atë se a është shqiptare apo jo?
Në njërën prej pyetjeve që i është bërë asaj se “A është shqiptare?”, Edita është përgjigjur me “Po”. Edita është njëra prej këngëtarëve më të njohura në Serbi të muzikës pop dhe kënga e saj e fundit “Slobodno me Rani” ka më shumë se 12 milionë klikime në youtube.