Shkup, 28 dhjetor – Dy të punësuara në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” si motra medicinale dhe të dyja nga Shkupi, mbrëmë kanë prishur rendin dhe qetësinë në klinikën e kardiologjisë pasi janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshje të mëhershme. Kundër të dyjave janë marrë masa përkatëse për prishje të rendit.