Çfarë nuk bëhet për të mos paguar 50 mijë euro taksa. Një 83-vjeçar irlandez, Matt Murphy, i ka propozuar mikut të tij më të mirë, 58-vjeçarit Michael O’Sullivan, për t’u martuar në mënyrë që mund t’i linte shtëpinë pa u detyruar të dorëzonte shumë e kripur.
Falë një referendumi të vitit 2015, martesat homoseksuale janë të lejuara në ishull. Nga këtu lindi ideja për të evituar taksën e ekzagjeruar. “E njoh Matty-n prej 30 vitesh, jemi bërë shumë miq pasi martesa ime e dytë mbaroi”, shpjegoi O’Sullivan për Irish Mirror.
Të dy kanë kaluar momente të vështira, si Michael që përfundoi duke jetuar në rrugë për disa kohë dhe Matt për shkak të një forme artriti që godet nervin optik. “Qëndrova tek ai për pak kohë, kur në një pikë Matt më tha “pse nuk transferohesh këtu?”» tregon Michael për fillimin e një bashkëjetese “të rastësishme dhe jo me kohë të plotë”.
Një prezencë fizike për të cilën 83-vjeçari ka gjithnjë e më shumë nevojë, por që nuk mund ta paguajë. Kështu i erdhi në mendje ideja t’i ofronte mikut shtëpinë në këmbim të ndihmës, në mënyrë që të ketë një shtëpi ku të jetojë, kur (O’Sullivan) të largohet nga jeta. Por problemi është se taksat për trashëgiminë e shtëpisë janë të larta, një shifër prej 50 mijë eurosh, që do ta detyronin të shiste të njëjtën shtëpi për të paguar taksën.
Kështu një mbrëmje “duke folur me një mikeshë, ajo duke bërë shaka tha se duhej të martoheshim” për ta zgjidhur këtë çështje. Po atë mbrëmje u bë propozimi, që u pranua. Martesa u celebrua në një ish-spital të Dublinit dhe më pas u organizua një darkë për pesë veta në një bar aty afër. “E dua Matt-in, dhe ai më do mua, por si miq”, tha O’Sullivan në fund të ceremonisë.