Shkup, 15 shkurt – Dy minoren në dy raste të ndryshme në Aerodrom dhe Llaskarcë janë sulmuar fizikisht prej bashkëmoshatarëve.
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se në orën 18:00 në Stacionin policorë në Aerodrom J.G (47) nga Shkupi ditën e njëjtë rreth orës 16:50 në oborrin e shkollës fillore në rrugën “Lisiçe e Epërme” djali i tij minoren është sulmuar fizikisht prej dy bashkëmoshatarëve tjerë.
Rasti i dytë është paraqitur në sektorin policorë në Saraj në orën 11:15 A.L (42) nga fshati Llaskarcë, Shkup ka denoncuar se më 13 shkurt rreth orës 13:30 në rrethin e shkollës fillore në fshatin Llaskarcë djali i tij minoren është sulmuar fizikisht nga moshatarët e tij.
Policia në buletin ka evidentuar edhe një sulm të një minoreni në afërsi të stadiumit “Gjorçe Petrov” prej disa personave të pa njohur të cilët ia kanë marrë telefonin celular dhe biçikletën. Rastin e ka paraqitur S.P dje në SPB Shkup. (koha.mk)