Në rast se Bologna dhe Crotone (2:3), të kishin veshur fanella tjera të klubeve më të njohura italiane apo edhe të klubeve nga kampionatet tjera të mëdha, ndeshja në Renato Dall’Ara do të flitej tërë vitin pas asj që treguan skuadrat në fushë, e mos të flasim për golat që i ka shënuar për vendasit gjeniu Simone Verdi, shkruan Korneri.net.
Djaloshi që u rrit te Milan, por nuk e kishte besimin e plotë nga rosonerët, ka shkëlqyer në natën e kaluar në humbjen e skuadrës së tij, mirëpo atë që ai bëri nuk e ka bërë askush më parë, së paku nuk mbahet në mend në dekadat e fundit. Në fakt, një futbollist nuk ka shënuar dy gola nga gjuajtjet e lira me të dyja këmbët, pasi janë të rrallë ata që gjuajnë mirë si me këmbën e majtë ashtu edhe të djathtën. Mirëpo, ky është magjistari Verdi, që shënoi dy supergola të cilët mund t’i shikoni në videon e mëposhtme.