Të pranishëm në “Elbasan Arena” kanë qenë shumë drejtues klubesh për të ndjekur nga afër disa nga lojtarët e Kombëtares. “Panorama Sport”, përcjellë gazeta KOHA, ka mësuar se drejtuesit e skuadrave të Videoton dhe Ludogorets janë interesuar drejtpërdrejt dhe në mënyrë zyrtare për vlerën e kartonit të Myrto Uzunit.
Duke ndjekur edhe performancën e futbollistit kuqezi, ata kanë pasur detyrë të qartë për të nisur punën, në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e sulmuesit të Lokomotivës së Zagrebit.
Me nisjen e merkatos, Uzuni ka fituar vëmendjen e disa skuadrave europiane, të cilat do të kërkojnë që të kenë mundësinë ta afrojnë shqiptarin në skuadrat e tyre.