Rafifine Abdullah ishte një njeri shumë i kërkuar të enjten, duke nënshkruar për dy klube brenda 15 minutash. Dy klubet, Hercules dhe Stade Lausanne njoftuan për nënshkrimin e mesfushorit francez në skena të padëgjuara dhe të sikletshme.
Ish-lojtari i Marseilles ishte lojtar i lirë pas largimit nga klubi belg, Waasland-Beveren dhe duket se ka qenë i suksesshëm më shumë seç duhet për të gjetur një ekip të ri.
Në orën 10:36, Stade Lausanne njoftoi transferimin me një njoftim në “Twitter” me anë të njo fotoje ku shihet lojtari duke shtrënguar duart me një zyrtar të klubit. Ndërkohë, klubi spanjoll Hercules e njoftoi nënshkrimin në 10:50 me foton e Abdullahut me fanellën e ekipit.
Por, ku do të shkojë lojtari?
Me gjasë, Abdullau do të qëndrojë në Zvicër, ku ai ka nënshkruar kontratë për 18 muaj, kurse me Heculesin thjesht ishte një opsion për të nënshkruar derisa ishte në prova.