Drejtuesit e Golden State mund të marrin frymë thellë, pasi ylli i skuadrës Stephen Curry do të mungojë vetëm dy javë në fushë, pas dëmtimit të pësuar dy ditë më parë në kampionat, në ndeshjen që Uarriors fituan ndaj New Orleans (125-115). Rezonanca magnetike e zhvilluar sot nuk ka evidentuar dëmtime serioze në kavilje edhe pse është ende shumë e fryrë.
Për pasojë, dy herë fituesi i trofeut MVP do të qëndrojë të paktën dy javë pushim dhe më pas do të kryhen të tjera teste, për të mësuar nëse do të rikthehet në fushë. mediat amerikane konfirmojnë se Curry mund të luajë në ndeshjen e madhe ndaj Cleveland, sfidë që përballe dy finalistët dhe që luhet gjithnjë në Krishtlindje. Këtë sezon Curry ka një mesatare prej 26,3 pikësh dhe 6,6 asistime për ndeshje, duke qenë një ndër më të mirët e ekipit kampion në NBA.