Shkup, 27 dhjetor – Ministria e Shëndetësisë informon se 2 janari i vitit 2019 do të jetë ditë pune për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë, me qëllim që qytetarët të marrin mbrojtje dhe ndihmë shtetërore me kohë.
Qytetarët, të cilët kanë caktuar termin për kontrolle në këtë ditë në ambulantat specialiste-konsultative, kabinetet për incizim dhe procedura tjera diagnostikuese, si dhe intervenimet e caktuara nuk do të anulohen dhe do të kryhen konform termineve të caktuara, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.