Dy ish-futbollistë shqiptarë janë dënuar me nga 14 muaj burg nga një gjykatë norvegjeze për manipulime ndeshjesh. Drin Shala dhe Alban Shipshani, me origjinë nga Kosova, u shpallën fajtorë nga një gjykatë apeli në Oslo për trukimin e dy ndeshjeve të ligës së tretë në qershor 2012. Dënimi është më i rëndë se burgimi për tetë muaj që u dha nga një gjykatë më e ulët në prill 2015. Përveç dy shqiptarëve, gjykata ka dënuar një bastexhi suedez me dy vjet e gjysmë burg, një vit më shumë se vendimi i gjykatës së parë.