Gjenevë/Paris, 16 qershor – Të paktën dy gra e humbën jetën nga moti i lig që sot i kaploi disa pjesë të Zvicrës dhe Francës.
Siç kumtuan autoritetet zvicerane, një turiste është mbytur në ujërat e Liqenit të Gjenevës, kur për shkak të valëve të fuqishme është përmbysur barka në të cilën ndodhej ajo, përcjellë KOHA.
Në Francë, nga ana tjetër, një turiste e ka humbur jetën kur një dru i çrrënjosur nga era e fuqishme, ka rënë mbi një kamp rimorkio në të cilin kishte qëndruar ajo.
Moti i keq është shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër dhe goditje të erës që vende-vende kishte arritur deri në 122 kilometra në orë. (koha.mk)