Dy gola ndaj Parmas, Ronaldo me rekorde të jashtëzakonshme

7

Dopieta nga Cristiano Ronaldo ndihmoi kryesuesit e Serisë A Juventus në fitoren 2-1 ndaj Parma të dielën, ndërsa gjithashtu shtoi më shumë rekorde në koleksionin mbresëlënës të 34-vjeçarit.

Ronaldo hapi rezultatin pas 43 minutave në Allianz Stadium përpara se të shënonte edhe në minutën e 58-të pasi Parma kishte barazuar vetëm pak çaste më parë.

Këto gola do të thonë që Ronaldo tani ka shënuar në shtatë ndeshje radhazi në Serie A – lojtari i parë i Juventus që e bën këtë që nga David Trezeguet në dhjetor 2005, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta Koha.

Kjo formë e mrekullueshme ka bërë që në përgjithësi në kampionat ai të kap kuotën e 16 goalve, duke i dhënë atij një rekord të vetin. Ronaldo tani është lojtari i vetëm në pesë ligat më të mira evropiane që shënon të paktën 15 gola në secilën nga 14 sezonet e fundit.

Ronaldo është bërë gjithashtu lojtari i pestë i Juventusit që shënon 16 gola në 20 ndeshjet e tij të para në Serie A, dhe i pari që nga Omar Sivori në vitin 1960.

Që nga sezoni 2006/07, portugezi ka shënuar 414 gola përfshirë Manchester United, Real Madrid dhe së fundmi Juventus.