Dy futbollistët e Barcelonës, Ivan Rakitic dhe Andre Gomes, “luten” që Luis Enrique të mos e vazhdojë kontratën me klubin. Sipas “Mundo Deportivo”, dyshja nuk ka raporte të mira me teknikun katalunas. Kështu që nëse ky i fundit do të rinovojë kontratën me klubin, Rakitic dhe Gomes do të largohen nga skuadra në afatin kalimtar të verës, përcjellë “lajmi.net”. I interesuar për të dy mesfushorët është kampioni italian, Juventus. Ndërkohë, e ardhmja e Enriques pritet të mësohet në fund të sezonit.