Klubi i Milanit dhe ai i Tottenham i kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre pas tratativave të zhvilluara për transferimin e Krzystof Piatek, ku britanikët dëshironin ta merrnin në formën e huazimit me të drejtë blerje. Tashmë në tavolinë mes të dyja skuadrave janë ulur karta të reja dhe Jose Mourinho ka nxjerr në shitje dy futbollistë të tij.
Bëhet fjalë për Victor Wanyama dhe Juan Foyth. Klubet janë duke kërkuar për lojtarë të rinj në merkaton e verës dhe shkëmbime të mundshme mund të ndodhin mes tyre. Ëanyama konsiderohet si një futbollist tepër fizik dhe shumë i ngjashëm me Kessie, por problemi qëndron se nuk ka luajtur për një kohë të gjatë. Ndërsa Foyth është një nga mbrojtësit me më shumë perspektivë në të ardhmen, ndërsa kartoni i tij i kalon 20 milion euro.