Shkup, 24 shtator – Nga sot, kur edhe zyrtarisht fillon fushata parazgjedhore, Maqedoninë e pret një sfidë e re që ka të bëjë me organizmin e zgjedhjeve të lira, kredibile dhe demokratike, ndërsa barrën për këtë do ta ketë Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Qeveria dhe bashkë me to – edhe partitë politike pjesëmarrëse në garën zgjedhore, shkruan gazeta KOHA. Gara pritet të jetë e nxehtë në të dyja taborët politikë, në atë maqedonas ku kryeministri Zaev me fitoren eventuale në zgjedhje lokale kërkon të konfirmohet figura e tij politike si në vend ashtu dhe para bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski, që për shumë vite ishte në pushtet, nëse do ti humb zgjedhjet, ka gjasa që të humb dhe fronin e partisë të cilin e mori në vitin e largët 2004. Ndërkaq Zaevi për të rritur shanset reale që ta mund VMRO-në, ka lidhur bashkëpunim me partnerin më të madh qeveritar – BDI-në e Ali Ahmetit. Lideri i socialdemokratëve paraprakisht bëri disa hapa të rëndësishëm në funksion të fitores… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)