Shkup, 12 janar – Gjatë kësaj jave janë regjistruar dy raste të vdekjes të asocuara me gripin, informon Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë, i cili sot e publikoi raportin për gjendjen me gripin për periudhën prej 1 deri më 8 janar. Në raport ceket se bëhet fjalë për fëmijë të moshës prej 3 deri 4 vjeç nga Kërçova dhe Gostivari, të cilët ishin hospitalizuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve – Shkup në Repartin për kujdes intensiv. Gjatë javës së parë të vitit 2017, në Republikën e Maqedonisë janë paraqitur 8.067 persona të rinj të sëmurë në paraqitje grupore për të sëmurë nga gripi, që paraqet ulje prej 14.9 për qind në krahasim me javën e kaluar kur ishin paraqitur 9.485 raste. Edhe këtë javë si edhe të kaluarën, numër më i madh i të sëmurëve, 1.046, është regjistruar në territorin e Qendrës për shëndet publik Shkup, ndërsa numër më i madh i rasteve janë paraqitur nga qendrat për shëndet publik Strumicë – 935, Manastir – 932 dhe Njësia rajonale Kavadar – 764. Si edhe javën e kaluar, në javën e parë të vitit 2017, numër më i madh i të sëmurëve, përkatësisht 70,4 për qind e të gjitha rasteve janë paraqitur në grupin më të madh të moshës prej 15-64 vjeç, që paraqet rritje e lehtë e pjesëmarrjes procentuale nga java paraprake 65,9 për qind. Në rastet e paraqitura nga java e parë, fëmijët në moshën prej 5-14 vjeç marrin pjesë me 11,7 për qind, personat mbi 65 vjeç me 10,7 për qind, ndërsa përqindja më e vogël bie tek fëmijët prej 0-4 vjeç – 7,2 për qind. Incidenca më e madhe prej 500,0/100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët e moshës prej 0-4 vjeç, ndërsa tek fëmijët e moshës prej 5-14 vjeç incidenca paraqet 408,7/100.000. Në krahasim me javën paraprake numri i rasteve të regjistruara tek fëmijët e moshës prej 5-14 vjeç pothuajse dyfish është pakësuar, qëndron në raportin e Institutit për shëndet publik të Republikës së Maqedonisë.