Shkup, 8 dhjetor – Më shumë se dy e treta e qytetarëve do të votojnë për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO nëse nesër mbahet referendum, tregon hulumtimi më i ri i mendimit publik që për emisionin “Detektor” në Televizionin Sitell e ka realizuar Instituti për Hulumtime Politike- Shkup, njofton KOHA.
Sipas anketës, 67.3 për qind e të anketuarve do të japin mbështetje për anëtarësim në NATO nëse nesër do të organizohej referendum për këtë çështje. Afër 14.6 për qind e qytetarëve, madje thonë se do të votojnë kundër, derisa 18.1 për qind nuk kanë përgjigje.
Në krahasim me anketën të cilën IHP e realizoi për “Detektor” në shkurt të këtij viti, nuk vërehen ndryshime të rëndësishme.
Është ulur numri i qytetarëve të cilët do të jepnin mbështetje, por me përqindje më të madhe është ulur edhe numri i atyre që do të votonin kundër.
Ashtuqë 70.1 për qind në shkurt numri i qytetarëve që në referendum do të votonin për hyrje në NATO ka rënë në 67.3 për qind. Poashtu nga 18.1 për qind në shkurt, numri i atyre që në referendum do të votonin kundër është ulur në 14.6 për qind.
Anëtarësimi në NATO sipas qytetarëve do të sjell përfitime të shumta për vendin.
Rreth 47.5 për qind e qytetarëve konsiderojnë se me hyrjen e vendit në NATO ndjeshëm do të rriten investimet në ekonomi, derisa 30.8 për qind nuk presin përfitime të këtilla.
Është interesante se burrat janë optimistë më të mëdhenj se gratë. Madje 53.7 për qind e burrave të anketuar dhe 41.4 për qind e grave të anketuar presin më shumë investime në Maqedoni me hyrjen në NATO.
Sipas përkatësisë etnike, shqiptarët janë ata që me shumicë më të madhe presin siguri më të madhe me anëtarësimin në NATO.
Madje 66.1 për qind e shqiptarëve të anketuar presin se anëtarësimi në NATO do të rritet, kundrejt 45.9 për qind e maqedonasve që kanë pritje të tilla dhe 45.8 për qind e qytetarëve të bashkësive tjera etnike.
Gjithsej 43.3 për qind e të anketuarve presin me hyrjen në NATO të përshpejtohet edhe procesi i eurointegrimeve derisa 32.8 për qind nuk kanë pritshmëri të tillë.
Anketa e IHP-së me porosi të “Detektor” realizuar me telefon në periudhën prej 16 deri 19 nëntor, me ekzemplarë reprezentativ prej 1.116 anketues në margjina të gabimeve, është plus- minus 3 për qind. (koha.mk)