Për të zbuluar nëse vaksinat Covid-19 i lënë njerëzit me këto qeliza B dhe T, shkencëtarët kryen studime në të cilat vullnetarët ranë dakord t’i nënshtrohen biopsive të palcës së kockave dhe gjendrave limfatike. Qelizat ishin aty dhe nuk është për t’u habitur. Janë këto qeliza që sigurojnë shumë vite mbrojtje nga shumica e vaksinave standarde
Varianti i ri Delta ka rikthyer frikën e njerëzve ndaj Covid-19. Kompania Pfizer deklaronte se do të kërkojë miratim ekstra për të aplikuar një dozë të tretë për të siguruar mbrojtje shtesë. Deri tani kërkesa nuk është miratuar dhe ekspertë të shëndetit publik tregojnë se ka deri në një vit imunitet tek të gjithë ata që e kanë kaluar virusin, veçanërisht nëse marrin edhe qoftë vetëm një dozë të vaksinës. Megjithatë, variantet e reja, virusi jo aq i panjohur, prania e shumë shkencave: fizikë, kimi, biologji, teknologji, që hyjnë në punë, por mungesa e fakteve afatgjata nga ana tjetër i bën ekspertët të mendojnë që vaksinat e Covid-19 mund të kenë një efektivitet më të gjatë nga sa mendohet.
Kjo mund të ndryshojë nëse spitalet fillojnë të mbushen me njerëz të vaksinuar, diçka që teorikisht mund të ndodhë nëse shfaqet një variant i ri, rezistent ndaj vaksinave. Por tani për tani, ka mjaft arsye për të menduar se vaksinat do ta mbrojnë botën nga pandemia. Disa muaj më parë, historitë konspirative që qarkullonin rreth rënies së imunitetit, duke nënkuptuar që pandemia do të vazhdonte përgjithmonë, sepse sistemi imunitar nuk do na mbronte dhe imuniteti i vaksinave s`do zgjaste, janë hedhur poshtë nga ekspertët.
Monica Gandhi, një doktoreshë e sëmundjeve infektive në Universitetin e Kalifornisë në San Francisco, e shpjegoi thjesht: “Venat e gjakut të njeriut do të ishin të mpiksura dhe të trasha nëse ato do të mbeteshin përgjithmonë të ngarkuara me antitrupa ndaj të gjitha infeksioneve që njerëzit kanë pasur ndonjëherë ose që janë munizuar ndonjëherë”. Kështu që sistemi imunitar përdor një hile. Krijon qeliza B dhe qeliza T, të cilat kodifikojnë kujtimet e një agjenti infektiv. Nëse patogjeni zbulohet përsëri, mekanizmi i kujtesës hidhet në veprim, duke krijuar antitrupa të rinj dhe duke vrarë qelizat e infektuara. Këto qeliza B dhe T mund të fshihen në palcën e kockave dhe gjendrat limfatike, duke siguruar imunitet për dhjetëra sëmundje edhe pa praninë e antitrupave.
Për të zbuluar nëse vaksinat Covid-19 i lënë njerëzit me këto qeliza B dhe T, shkencëtarët kryen studime në të cilat vullnetarët ranë dakord t’i nënshtrohen biopsive të palcës së kockave dhe gjendrave limfatike. Qelizat ishin aty dhe nuk është për t’u habitur. Janë këto qeliza që sigurojnë shumë vite mbrojtje nga shumica e vaksinave standarde. Njerëzit e ekspozuar ndaj koronavirusit që shkaktoi shpërthimin e SARS në 2003-shin ende kanë antitrupa. Ashtu si njerëzit që i mbijetuan gripit të vitit 1918 kur ishin fëmijë e mbajtën imunitetin e tyre 90 vjet më vonë. Gandhi shton se nuk është e nevojshme nga një vaksinë çdo vit.
Por, pse bëhet çdo vit e gripit? Sepse është një virus i ndryshëm çdo vit. Mutacionet e vogla krijojnë mundësinë e fleksibilitetit në qelizat B dhe T. Ato mund të njohin variacione të vogla dhe të prodhojnë antitrupa për t’iu përshtatur një larmie variantesh të virusit. Studimet e deritanishme tregojnë se njerëzit e vaksinuar relativisht nuk kanë gjasa të marrin ose transmetojnë virusin, kështu që ndërkohë që njerëzit bëjnë vaksinën, virusi ka më pak shanse të fitojë terren.