Shkup, 19 mars – Për dy persona nga rajoni i Shkupit është ngritur padi penale për posedimin e kokainës.
Sektori i Punëve të Brendshme në Prokurori ka parashtrua kallëzim penal për B.L (34) nga Matka e Epërme dhe E.R (24) nga Saraji, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”, psikotropëve dhe prekursorëve”.
Siç citohet në njoftimin nga policia më 17 mars rreth orës 16:20 në fshatin Matka e Epërme, zyrtarët policorë kanë ndaluar makinën “Audi” me targa të Shkupit. Shoferi B.L ka tentuar të ikë, por është ndaluar nga policia. Në një qese në makinë janë gjetur 69 gramë kokainë.
Menjëherë pas ngjarjes B.L dhe E.R janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor në Gazi Babë.