Prej nesër pritet ndryshim i motit me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima të rralla. Të enjten moti do të jetë i vranët dhe shumë i freskët me ulje të temperaturës së ditës për rreth 10 gradë. Të enjten do të ketë shi të dobët lokal, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura minimale do të lëvizë prej 6 deri në 12, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 23 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të DPHM-së, nesër do të fryjë erë e fuqishme jugperëndimore dhe do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Nga e premtja dhe gjatë fundjavës moti do të jetë stabil dhe i freskët me temperatura të ulëta të mëngjesit.