Inter po përpiqet të gjejë formulën e duhur për të sjellë Romelu Lukakun në Milano, mirëpo për të duhen shumë para. Pasi ka dështuar çdo metodë për të përfshirë lojtarë si Perisic dhe Icardi në këtë transferim, tani zikaltrit po gjejnë formën për të paguar me para të thata.
United kërkon 90 milionë euro, por “Sky Sport” ka bërë me dije se Inter do të paraqesë ofertën e parë zyrtare që shkon në shifrat e 70 milionë eurove.
Rreth 40 milionë euro klubi italian do t’i sigurojë nga shitja e dy lojtarëve, që u blenë me shumë premisë për të ardhmen, por që dështuan keq.
Bëhet fjalë për Joao Mario, i cili është në bisedime të avancuara me Monaco dhe shumë shpejt pritet të mbyllet transferimi tij në Francë për 22-25 milionë euro. Ndërsa Henrique Dalbert ka rënë në radarët e Lyon dhe klubi francez është gati të paguajë deri në 18 milionë euro për mbrojtësin e majtë.
Me këto dy shitje, Inter do të siguronte gjysmën e parave për Lukakun, ndërsa pjesa tjetër do të shtohet nga buxheti i klubit.