Në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji informative në Shkup, sot do të lëshohen në përdorim dy centrale fotovoltaike me fuqi të përgjithshme prej 22 KW.
Njëri central është donacion nga OKTA, ndërsa tjetri është furnizuar në suaza të IPA projektit “Përmirësimi i integrimit të deponimit të energjisë në ndërtesa me fotovoltaikë”, si dhe me mjete vetanake të Fakultetit.
Projekti i FETI-t duhet të kontribuojë për efikasitet energjetik të objektit, kursehen mjete, por edhe kontribuohet drejt mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe zvogëlimit të ndotjes.
Në ngjarje është paralajmëruar prania e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, zëvendësministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, dekanit të Fakulotetit për elektroteknikë dhe teknologji informative në Shkup, Dimitar Tashkovski dhe drejtorit të përgjithshëmk ekzekutiv të OKTA-s, Janis Gerulanos.