Latif Zeka, komandant i brigadës së zjarrfikësve ka thënë për KTV-në se një grua e moshuar ka pasur nevojë për trajtim mjekësor, si pasojë e tymit, por nuk është lënduar nga zjarri.
Zjarrfikësit kanë larguar nga objekti në rrugën “Afrim Vita” edhe një person me nevoja të veçanta.
Policia e Kosovës në njoftim për këtë rast, raporton se zjarri është lokalizuar shpejt nga zjarrfikësit dhe se në banesë në momentin e shpërthimit të zjarrit ishin katër persona.