Shkup, 10 mars – Në ora 05:00 në dalje të vendkalimit kufitar në “Aeroportin ndërkombëtar – Shkup”, 21 vjeçari H.A nga R. Shqipërisë ka prezantuar letërnjoftim të falsifikuar grek. Pas kontrollimit të realizuar, tek ai është gjetur letërnjoftim shqiptar në emër të tij. H.A është arrestuar për dyshimin e letërnjoftimit të falsifikuar grek dhe është i është dorëzuar nëpunësve policor për procedurë të mëtutjeshme, transmeton koha.mk.
Gjithashtu dje në ora 11:00 në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit është raportuar se po udhëton personi M.B (24) me letërnjoftim grek.
Pasi është bërë një kontroll, policia ka vërtetuar se emri i tij i vërtetë është E.L (26) nga R. Shqipërisë, ndërsa për letërnjoftimin grek ka pranuar se është i falsifikuar dhe e ka blerë nga një person i panjohur në Shqipëri në shumë prej 1.000 euro. E.L arrestohet për procedurë të mëtutjeshme. (koha.mk)