Një burrë dhe një grua nga prapa, dukshëm të zemëruar: është imazhi që shfaqet në seksionin kushtuar familjes në broshurën masive, me shumë lutje të së dielës.
Është për të ardhur keq që protagonistët e fotos janë Johnny Sins dhe Jayden James, pornostarë amerikanë të njohur dhe është për të ardhur keq që, kur pastori e vuri re, mijëra letra ishin shpërndarë tashmë në mesin e besimtarëve të famullive të San Martín dhe San Vicente në O Grove (Pontevedra), një fshat i vogël në Galicia të Spanjës.
“Fajtorët” janë Don Antonio Varela, 77 vjeç, dhe Juan Ventura Martínez, 34 vjeç, priftërinj të kishave të San Martino dhe San Vicente që me sa duket nuk duhet të kenë parë kurrë ndonjë skenë filmi me “pullë të kuqe” të çiftit në fjalë.
Në realitet, autori i fotografisë në fjalë do të ishte Don Antonio Varela, i cili i shpjegoi për |El Mundo”, se ai shkon online vazhdimisht për të ilustruar artikujt në fletën e famullisë, të cilën e ka redaktuar për 28 vjet, tani në bashkëpunim me “kolegun” e San Vicentes. Në internet ai gjeti këtë imazh, i cili, tha se “ilustron shumë mirë” objektin e tekstit të tij: “Si mund ta dija nëse është diçka pornografike apo jo?”, – pyet veten ai. Vështirë të mos besohet…