Të mërkurën rreth orës 13 janë regjistruar dy aksidente në Tetovë dhe rrethinë. Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën industriale ku kanë marrë pjesë tre vetura,gjegjësisht BMV, Opel Astra dhe Pollo. Me këtë rast në aksident katër persona janë lënduar që kanë qenë në veturën Astra si dhe vozitësi në veturën Pollo.Të gjithë kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin e Tetovës dhe janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Në të njëjtën kohë, në rrugën Tetovë-Trebosh ka ndodhur një aksident trafiku me ç`rast janë aksidentuar vetura e tipit Pollo dhe Audi.Edhe në këtë aksident dy vozitësit kanë marrë lëndime të lehta dhe pas ndihmës janë lëshuar për kurim shtëpiak.