Tetovë, 11 shtator – Të dielën pasdite, rreth orës 17 e 30 minuta, në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë, në rrugën lokale për në fshatin Tearcë, ka ndodhur një aksident trafiku kur vetura e tipit Golf me targa të Tetovës, e drejtuar nga 61 vjeçari R.A nga Tetova, ka goditur një 44 vjeçar me biçikletë nga fshati Dobrosht. Në këtë aksident vozitësi i biçikletës ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku edhe është mbajtur për shërim të mëtejshëm. Në po të njëjtën rrugë regjionale, në afërsi të fshatit Neproshten, 31 vjeçari T.S nga fshati Ratajë, ka goditur një kafshë të egër, ndërsa më pas ka goditur edhe një objekt prej betoni. Me këtë rast, lëndime ka marrë bashkudhëtari B.S, 28 vjeçar, i cili është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas marrjes së ndihmës së parë është lëshuar për mjekim shtëpiak. Shkak për këtë aksident ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë. (koha.mk)