Dy 13-vjeçare sonte hapin ekspozitë në QRK (FOTO)

Shkup, 14 nëntor – Sot, dy 13 vjeçare do të hapin ekspozitë, pranë Qendrës për të Rinj të Komunitetit, në Çair. Enia Rashidi dhe Ema Kërluku, vinë në përballjen e parë të tyre me publikun me vepra që më shumë kanë për qëllim të shprehin mundësitë e tyre shprehëse në teknika të ndryshme.

Motivi i veprave janë kafshët, por në këndvështrimet dhe ngjyrat e piktoreve të reja. Edhe Enia edhe Ema janë fituese të disa çmimeve Grand Prix dhe të para në disa konkurse.

Ekspozita hapet në ora 19.00, dhe nga sot, e enjte, do të jetë e hapur dy javët në vijim.