Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka shprehur dëshpërim për shkak të kritikave ndaj luftës së tij kundër krimit dhe paralajmëroi se do të shpallë edhe “qeveri revolucionare”, nëse duhet edhe do t’i arrestojë të gjithë kundërshtarët.
Duterte, po ashtu, tha se është i gatshëm të ballafaqohet me pasojat. “Jam i gatshëm të më varrin, jam i gatshëm në vdekje”, shtoi presidenti filipianas.
Ish kryetarja e Komisionit për të drejtat e njeriut, Loreta En Rozales sqaroi se në shtet, sipas Kushtetutës nga viti 1987, u garantua liria e fjalës, duke përfshirë edhe kritikën ndaj pushtetit.
Ajo tha se pa vendim gjyqësor askujt nuk mund t’i caktohet dënim i caktuar me burg, përveç në disa situata të paparashikueshme, siç janë lufta ose diktatura.
Duterte është i njohur për nga fushata kundër tregtisë me drogë, gjatë së cilës policia vrau më shumë se 5.000 njerëz, prej se e mori detyrën president. (koha.mk)