Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka dhënë një deklaratë të ashpër ndaj priftërinjve dhe peshkopëve të cilët kanë kritikuar luftën e tij kundër drogës, duke i akuzuar ata se janë homoseksualë, të korruptuar dhe kanë abuzuar me fëmijët. Duterte i zëmëruar për shqetësimet që Kisha Katolike ka shprehur për vrasjet që është duke bërë presidenti në këtë luftë, ka thënë se ata në vend se ta akuzojnë atë, duhet të përdorin fuqinë e tyre për të ndikuar te njerëzit të dalin nga droga. Deklarata e tij e ashpër erdhi një ditë pasi një nga këshilltarët më të lartë të Dutertes u takua me Papa Françeskun në Vatikan dhe tha se Papa i kishte thënë atij se ai do të bekojë Filipinet dhe “do të bekojë presidentin tuaj”. Në një fjalim për policinë, lideri i një prej vetëm dy vendeve katolike me shumicë aziatike sfidoi kishën në një “përballje” dhe kërcënoi se do të vë në dukje abuzimet e priftërinjve dhe peshkopëve. “Shumica e njerëzve këtu janë katolikë. Nëse ju jeni një prift i mirë, bëni ata të kuptojnë se do të vdesin nëse përdorin drogë”, tha ai.