Durrës, sekuestrohen 190 kg kanabis në port

Policia e Durrësit ka sekuestruar 190 kg kanabis sativa në portin e qytetit dhe ka arrestuar një 33-vjeçar, shtetasin Erblin Tuka, banues në Shijak. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin me targa AA 045 ND, me drejtues shtetasin Erblin Tukën, efektivët kanë dyshuar se në brendësi të automjetit mund të kishte lëndë narkotike. Kamioni është shoqëruar për tek skaneri, ku ka rezultuar se në dyshemenë e kamionit kishte disa pako. Specialistët e narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm dhe gjetën 158 pako me peshë rreth 190 kg lëndë kanabis.