Shkup, 14 shkurt – Prokuroria Publike ka ngritur dy pista hetimi për aksidentin e mbrëmshëm. Përveç faktorit njeri, që në këtë rast është shoferi, ata urdhëruan që autobusit t’i kryhet kontroll teknik i detajuar nga Fakulteti i Makinerisë. Nga hetuesia thonë se dy prokurorët po punojnë intensivisht në vërtetimin e të gjitha provave që do të zbulonin shkaqet e aksidentit, njofton Koha.
Ndërsa, nga Kompania “Durmo Tours” thonë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt.
“Autobusi ka qenë i prodhuar në vitit 2001, teknikisht çdo here ka qenë i kontrolluar dhe regjistrimin e fundit e ka bërë një muaj më parë”, theksojnë nga Kompania “Durmo Tours” – Gostivar. (koha.mk)