Lacio dhe Igli Tare kanë gjetur akordin me mbrojtësin e anësor Riza Durmishi. Shqiptari me prejardhje nga Tetova, ka kryer sot vizitat mjekësore te kryeqytetasit. Ky transferim i ka kushtuar 7 milionë euro Lacios, ndërsa lojtari do të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare. Durmishi luajti për një sezon në Spanjë me Betisin, ndërsa më herët ka luajtur për tre sezone në Danimarkë me Brondbin. Pavarësisht origjinës shqiptare, ai ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen daneze, vend edhe ku ka lindur e është rritur. Durmishi u shpreh i lumtur për këtë marrëveshje teksa theksoi. “Të luaj më bën të lumtur, futbolli është jeta ime, dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Forza Lacio”, deklaroi mbrojtësi i majtë.