Riza Durmishi e ka përfunduar mbrëmë ndeshjen para kohe në Europa League mes Eintracht Frankfurtit dhe Lazios, ku skuadra italiane humbi 4-1. Ai lëshoi fushën e lojës në minutën e 18’ për Senad Lulic, pas lëndimit të rëndë që pësoi në dorën e djathtë, i cili e ka thyer atë. Sot, shqiptari nga Maqedonia ka postuar foto në rrjetet sociale me mesazhin “gjithmonë besoni në zot, do të kthehem edhe më i fortë. Shkojmë Lazio”.