Durmishaj transferohet te Olympiacosi

Fiorin Durmishaj është larguar nga Panionios dhe ka nënshkruar për gjigantin grek, Olympiakos. Sulmuesi i lindur në Tiranë bëri një sezon shumë pozitiv me Panionos, ku në 27 ndeshje në kampionat, shënoi gjashtë gola. Paraqitjet e tij kanë bërë që Olympiakos të sigurojë kartonin e tij, duke e parë si lojtarin e duhur për të ardhmen.

22-vjeçari ka luajtur për Shqipërinë U21 disa ndeshje, por zgjodhi kombëtaren e Greqisë për të përfaqësuar. Kjo bëri bujë të madhe, pasi prej lojtarit pritej shumë. Ai deri tani me grekët është grumbulluar tri herë, por duke mos luajtur asnjë minutë