Mediat greke janë “tërbuar” tashmë që Fiorin Durmishaj ka zgjedhur të luajë për kombëtren e Shqipërisë. Sulmuesi i talentuar, që luan me Panionios, është protagonist i padiskutueshëm i ekipit të tij këtë sezon.
S`mund të mungonte dhe sot, teksa në çerekfinalen e Kupës së Greqisë, në ndeshjen në transfertë të Panionios kundër PAOK, Durmishaj ka shënuar golin e barazimit për ekipin e tij, vetëm dy minuta pasi PAOK kaloi në avantazh.
Vendasit shënojnë në minutën e 32`, ndërsa vjen i menjëhershëm reagimi i Panionios me të zakonshmin Durmishaj.
Në të 34`, sulmesi i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e barazimit, duke mbajtur në lojë ekipin e tij për një kualifikim të mundshëm në gjysmëfinalen e kupës.
Goli erdhi pas një gjuajtje të shokëve të tij të ekipit, të cilët tentojnë portën, por mbrojtja vendase devijon topin që shkon te sulmuesi shqiptar. Durmishaj i gjendur në pozicion të prirët godet bukur dhe dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë e takimit është mbyllur në barazim 1-1.