Të dielën e 10 marsit, në orën 23:00, gazetari Demis Nikolaidis do të ketë në studion e emisionit “Total Football” një anëtar të gjeneratës së artë të “Euro 2004”, drejtorin e akademive të Panathinaikosit, Takis Fyssas. Së bashku me të, Kostas Katsouranis dhe Alexis Spiropoulos, që do të analizojnë derbin AEK-Panathinaikos.
Temë diskutimi do të jetë edhe zbulimi i këtij sezoni në kampionatin grek, Florin Durmishaj. Sulmuesi që ka futur në “sherr” dy kombëtare, atë shqiptare dhe greke, ka vendosur të luajë me helenët, edhe pse ka veshur fanellën kuqezi me U-21. Ai do të japë një intervistë ekskluzive për “Total Football”.
Në ekstraktin e prononcimeve të Durmishaj, si promo e emisionit, përfshihen mendimet e tij për të ardhmen. Po ashtu, sulmuesi tregon dëshirën e Angelos Anastasiadis dhe Angelos Basinas për ta integruar në kombëtaren e Greqisë. “Nuk mund ta mohoj, por ta dua këtë vend. Miqtë e mi më të mirë janë grekët, më kanë ndihmuar shumë dhe nuk më shohin më si të huaj. Tani jam i vjetër këtu. Një dorë që të ushqen e ndihmon, kurrë nuk mund ta kafshoni.
Unë e respektoj këtë vend plotësisht. Kam ardhur me familjen time në Greqi në një situatë shumë të vështirë dhe na keni ndihmuar shumë. Kjo është arsyeja pse dua ta nderoj këtë vend sa më shumë që mundem. Është një nder i madh për mua, që më vlerësojnë Anastasiadis dhe Basinas. Dua ta tregoj veten sa më mirë, për ta justifikuar gjithë vlerësimin që kanë për mua”.