Basketbollistit Kevin Durant i ka shijuar titulli kampion fituar pak ditë më parë me Golden Sejt dhe është gati të sakrifikojë shumë për të realizuar sërish këtë gjë edhe pas një viti. Ai është gati edhe të heqë dorë nga një pjesë e rrogës për të bërë të mundur që skuadra të ruajë këtë grup lojtarësh. Arsyeja është që Golden Sejt të mos ndryshojë përbërje dhe t’i japë mundësi drejtuesve të rinovojnë kontratën me Andre Iguodala, që me sistemin aktual të pagave duhet të largohet nga ekipi kampion.
Por Iduodala nuk është i vetmi që mund të largohet, pasi kontrata u skadon edhe Stefan Karri e Shaun Livingston, që rrezikojnë të dalin “free agent” më 1 korrik. Ndaj dhe Durant është gati të bëjë sakrifica ekstreme financiare, vetëm që grupi i lojtarëve të mos ndryshojë dhe të triumfojë sërish pas një viti në NBA.