Durant kthehet në stërvitje, mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e 5-të finale

Warriors nuk kanë mundur të llogarisin në shërbimet e Kevin Durant në asnjërën prej ndeshjeve finale, pasi lojtari kishte pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes me Houston Rockets. Kampionët në fuqi tashmë e gjejnë vetën në disavantazh prej 3:1, dhe kjo mund të jetë edhe ndeshja e fundit sezonale për ta. Por, Kevin Durant është rikthyer në stërvitje, duke rritur shpresat për një rikthim të mundshëm për ndeshjen e 5-të, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta Koha.

KD do të ishte një ndihmë e madhe për Steph Curry, i cili e ka pasur të pamundur të garojë kundër skuadrës së Toronto Raptors.

“Do të shohim se si do të shkojnë gjërat deri në momentin e fundit para se të vendosim. Lojtari do të jetë në stol, por edhe mund të luajë nga minuta e parë. Do të bëjmë edhe një seancë gjuajtjesh për të kuptuar gjendjen e lojtarit”, tha Steve Kerr, para ndeshjes.