Duraku u takua me ambasadorin e Gjermanisë Gerberih

Shkup, 17 tetor –  Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në R. e Maqedonisë, E.T. Tomas Gerberih. Në këtë takim, ministri Duraku dhe ambasadori i Gjermanisë Gerberih i shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis dy shteteve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe natyrës, duke shprehur kënaqësinë nga realizimi  i deritanishëm i përbashkët i më shumë projekteve. Bashkëbiseduesit diskutuan për aktivitetet aktuale për realizimin e projekteve në seksionin e ujërave, duke treguar gatishmërinë për zhvillimin e një bashkëpunimi të frytshëm rreth problematikës aktuale të cilësisë së ajrit dhe ndryshimeve klimatike.