Shkup, 17 prill – Ministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor Sadulla Duraku njoftoi se për pak ditë do të hapet kufiri Bellanoc-Stançiç.
Ai pas takimit që pati me homologen e tij nga Kosova, Albena Reshitaj tha se ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka dhënë lejen adekuate dhe pritet që shumë shpejt të vihet gurthemeli i kufirit të përbashkët Kosovë-Maqedoni në vendkalimin Bellanoc- Stançiç.