Shkup, 5 qershor – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku sot i vlerësoi si spekulime mediatike informacionet se ai do të jetë në pozicionin kryesor të Ministrisë së re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve.
“Këto informacione janë spekulime. Ende nuk është sjellë një informacion i tillë. Por, gjithsesi unë bëj pjesë në BDI. Sot është 5 qershor -Dita e Mjedisit Jetësor, ndërsa sot është edhe dita e BDI-së. Duhet që ta respektojmë këtë, tha Duraku, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në punëtorinë kombëtare me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit të Jetesës.