Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku sot realizoi takim pune me ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë Renate Kobler. Siç kumtoi MMJPH, ministri Duraku ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi dhe mbështetja që Maqedonia e ka nga Austria në proceset eurointegruese edhe në arritjen e qëllimeve të përbashkëta në mbrojtjen e mjedisit të jetesës. Në këtë rast e theksoi qëllimin në periudhën e ardhshme bashkëpunim me anëtaret e BE-së maksimalisht të intesifikohet.
“Republika e Austrisë përmes Ambasadës austriake dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim shumë vite pas ishte pjesë e realizimit të suksesshëm të projekteve të shumta për mbrojtjen e mjedisit të jetesës, veçanërisht në pjesën e furnizimit me ujë, grumbullimin dhe trajtimin të ujërave të zeza, përforcimin e kapaciteteve administrative të ndërmarrjeve publike të cilat ekonomizojnë me resurset e ujit, ndryshimet klimatike, por edhe në tuining projektet për cilësi të ajrit”, thuhet në kumtesën MMJPH.
Duraku dhe Kobler kanë shprehur gadishmëri në bashkëpunimin tashmë të vendosur në arritjen e standardeve evropiane në fusha të ndryshme të mjedisit të jetesës që edhe më shumë të thellohet dhe intesifikohet.