Kumanovë, 11 korrik – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku dhe kryetari i rajonin planor verilindor Zoran Damjanovski sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për zbatim të projekteve për vendosje të sistemit të integruar rajonal për ballafaqim me mbeturina në rajonin planor verilindor. Memorandumi i përfshin marrëveshjen kornizë të Qeverisë së Maqedonisë, e nënshkruar me Komisionin e bashkësive evropiane me të cilët fitohet ndihmë financiare në sferën e mjedisit jetësor për realizim të projekteve dhe përgatitje të dokumentacionit planor. Projektet, të financuara nga programi IPA, të cilët përveç verilindjes i dedikohen edhe rajonit lindor, përfshijnë furnizim të pajisjes, transport të mbeturinave në rajonin verilindor, mbyllje të deponive të “egra” në rajonin lindor dhe verilindor. Me projektet, u theksua në nënshkrimin e sotëm të memorandumit, do të kontribuohet drejt përmirësimit të standardeve me menaxhim me mbeturinat në rajonin verilindor, zgjidhje të problemeve me anulimin joadekuat të mbeturinave në deponitë komunale dhe deponitë e paligjshme, të cilat do të mbyllen ose teknikisht do të sendërtohen sipas standardeve të konfirmuara me ligj. “Qëllimi i këtij takimi të përbashkët është nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim të marrëveshjes kornizë midis Qeverisë dhe Komisionit të bashkësive evropiane për procedurat për zbatim të ndihmës financiare të Unionit për Republikën e Maqedonisë, në kuadër të zbatimit të ndihmës IPA 2. Me qëllim që të vendoset bazë formale kontraktuese për zbatim të suksesshëm të pesë projekteve të planifikuara në kuadër të programit shumëvjeçar, sektorial, operativ për mjedis jetësor dhe aksione klimatike për IPA 2, 2014-2020”, tha në fjalim ministri Duraku. Ai iu falënderua KE-së për ndihmën që e jep në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të Republikës së Maqedonisë lidhur me mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa posaçërisht në pjesën e menaxhimit me mbeturina. Projekti, shpjegoi Damjanovski, përfshin tre komponentë, furnizim të mekanizmit dhe pajisjes, sanim të mbeturinave nga deponi të egra dhe ndërtim të stacioneve e ngarkimit që të grupohen në dy pjesë nga rajoni, që do të jetë fazë kaluese dhe hyrje në ndërtimin e një qendre rajonale me mbeturina të forta për rajonin planor lindor dhe verilindor. “Ky është një megaprojekt i cili në një farë mënyrë e zgjidh fatin e këtij rajoni lidhur me ballafaqimin me mbeturina të ngurta dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor nga rëndësia esenciale për shtetin. Ky është projekt i financuar nga Komisioni i bashkësisë evropiane për mbështetje të zhvillimit të Maqedonisë projekti IPARD 2, dhe është në gabarit prej mbi tridhjetë milionë eurosh”, tha Damjanovski. Ai theksoi se para implementimit të fazës së tretë, komunat do të duhet paraprakisht të debatojnë me organizatat joqeveritare, me bashkësitë lokale, me qytetarët për nënshkrim të marrëveshjes për bashkëpunim të mëtejshëm ndërkomunal. Ai shton se marrëveshja dhe ndërtimi i këtyre sistemeve në periudhën e ardhshme mund të kontribuojnë për rritje të çmimit të mbeturinave gjatë viteve të ardhshme, për ndërtim të stacioneve të ngarkimit të disa lokacioneve, të cilët sapo duhet të locohet dhe aprovohen. Memorandumi, tha është formë kalimtare deri në marrje të pajtueshmërisë. Memorandumi, shpjegoi udhëheqësja e sektorit për menaxhim me mbeturina në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Karanfillova Maznevska, i dedikohet furnizimit të automjeteve dhe kontejnerëve për të dy rajonet, mbyllje të deponive jostandarde, projekte të cilët u dedikohen mbikëqyrjes së realizimit të këtyre projekteve dhe formimin e deponisë rajonale në të dy rajonet. Atina Murgashanska nga Qendra për zhvillim të rajonit planor verilindor, tha se rajoni verilindor dhe lindor do të jetë udhëheqës në shtet të menaxhimit modern bashkëkohor dhe sipas standardeve evropiane me mbeturina, që do të zhvillohet sipas direktivave bashkëkohore evropiane dhe me këtë do të kontribuohet për ruajtje dhe mbrojtje të mjedisit jetësor. Sipas kompetentëve gjatë vitit të ardhshëm është paraparë që të mbërrijnë kontejnerë, automjete, ndërsa në tre-katër vitet e ardhshme pritet ndërtim i instalimit për përpunim të mbeturinave.